Qendra e Asocimit për Iniciativa Qytetare

Qendra për Iniciativë Qytetare (CCI) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar më 24 maj 1997.  Qëllimet kryesore të  janë të lehtësojnë zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë civile, të përfshijnë qytetarët në arsim dhe të nxisin ndryshime pozitive në komunitetin dhe vendin e tyre.

VIZIONI YNE

CCI,  ka zhvilluar marrëdhënie partneriteti me të gjithë aktorët relevantë dhe ka kënaqur interesat e qytetarëve, duke kontribuar në një jetë më të mirë në komunitet.

MISIONI YNE

CCI, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, organizimin qeveritar dhe sektorin e biznesit, i motivon qytetarët që të veprojnë në ndërtimin e shoqërisë civile në  Maqedoni dhe më gjerë.

QËLLIMI FINAL

Qëllimi përfundimtar i CCI  është që të gjithë qytetarët të kenë të drejta të barabarta njerëzore, të përfshihen në proceset e vendimmarrjes dhe të kenë qasje të barabartë në arsim.

Identifikimi i nevojave të komuniteteve në vendin tonë dhe në Ballkanin Perëndimor, ne kemi strukturuar ndikimin tonë duke punuar në tre programe kryesore:

Ø Të drejtat e njeriut dhe demokracia;

Ø Zhvillimi i sektorit të OJQ-ve;

Përmirësimi i punës së Administratës Publike dhe Qeverisë Vendore

Çfarë bëjmë ne …

Ndërtimi i kapaciteteve – gjatë punës sonë ne kemi zhvilluar dhe vazhdijme  te zhvillojme  kapacitetet tona në sfera të ndryshme duke krijuar një grup ekspertësh që munden  te japin  njohuritë në grupet e dëshiruara dhe  të synuara.

– Trajnime për të drejtat e njeriut

– Zhvillimi organizativ

– Menaxhimi i ciklit të projektit

– Transformimi i konflikteve

Konsulta –  ne jemi duke përdorur burimet tona për konsultime për lloje të ndryshme organizatash

Nxisim vetëdijen – ne mund të prodhojmë ndryshime vetëm nëse ne mund të sigurojmë informacion të mjaftueshëm për komunitetin e nevojshëm për të stimuluar ndryshimin, pra ne organizojme  lloje të ndryshme të aktiviteteve të ndërgjegjësimit përmes shkëmbimit të informacionit, edukimit, medias dhe aktiviteteve të fëmijëve

Parandalimi  – ne e konsiderojmë parandalimin si bazë për tejkalimin e problemeve në rrugën e zhvillimit të komunitetit. Për më tepër, i kemi kushtuar shumë burime për parandalimin e komponentit në secilën nga fushat specifike të programit të organizatës sonë.

Zhvillimi I mjeteve dhe manualet- duke pasur parasysh qe te mesuarit eshte nje nga faktoret kryesore te ndryshimit ne mesojme nga eksperiencat e te tjereve dhe perpiqemi per zhvillim ne menyre qe te  mbeshtesim procesin e vazhdueshem te mesimit te grupeve ton ate synuara.

Ofrimi i shërbimeve – duke pasur kapacitetet dhe përvojën tonë ne po u ofrojmë shërbimet tona organizatave të shoqërisë civile në nevojë dhe Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në fushat e menaxhimit të projektit dhe zhvillimit lokal.

Për kë e bëjmë …

Përparësia jonë e parë është dhe ka qenë gjithmonë komuniteti ….

Fëmijët dhe të rinjtë

Gratë

Grupet e margjinalizuara

Organizatat e shoqërisë civile

Administrata publike dhe institucionet qeveritare

Organiziata per Menaxhimin e Destinacionit

DMO u krijua ne 2009, me mbeshtetjen e Organizates Boterore te Turizmit dhe SNV-Organizata Hollandeze per zhvillim, si nje model i sukseshem i Menaxhimit te Destinacionit. Me qender ne Korce, DMO punon ne gjithe Shqiperine me pushtetet vendore, biznesin dhe komunitetet per te krijuar rezultate te prekshme ne zhvillimin ekonomik te qendrueshem.

Ne kemi eksperiencen dhe strukturat per te ndermarre projekte te medha e te vogla duke perqasur te gjitha palet e interesuara. Bashkepunetoret tane jane qeveria vendore e qendrore, investitoret, organizatat jofitimprurese.

Vizioni yne eshte: Te krijojme dhe menaxhojme destinacionet ku komunitetet kontribuojne per zhvillimin e tyre te qendrueshem.

Organizata jone promovon barazine, respektin ndaj besimit dhe barazise gjinore, diversitetin kulturor ku dinjiteti, krijimtaria dhe aftesite njerezore jane ne fokus te cdo veprimtarie.

SHËRBIMET DMO

Punonjesit e DMO-se mbeshtesin nje game te gjere te organizatave, biznesit dhe sektorit publik ne nivel lokal, rajonal e kombetar, zhvillimin dhe promovimin e aftesive dhe vlerave te tyre, duke kontribuar ne zhvillimin e qendrueshem nepermjet mbeshtetjes ne sektoret e turizmit, kultures, zhvillimit ekonomik dhe forcimit te qeverisjes. Ne gjithmone inkurajojme kreativitetin dhe inovacionin.

PROJEKTET

Eksperienca jone ne zbatimin e projekteve rajonale dhe kombetare, provon aftesite dhe ekspertizen e fituar nga stafi i DMO.

Projektet dhe bashkepunimet kryesore jane:

Program rajonal per zhvillimin e qendrueshem te Rajonit te Korces, nepermjet nje perqasjeje me pjesemarrjen e te gjithe aktoreve, ne bashkepunim me Organizaten Boterore te Turizmit

 

Projekte kulturore dhe mbeshtetje per zhvillimin e artizanatit per artizanet dhe komunitetin rom ne Rajonin e Korces ne bashkepunim me organizata te grave dhe artizaneve

 

Studim dhe analiza te tregut per krijimin e Llogarise Satelitore te Turizmi ne nivel kombetar;

Permiresimi i qeverisjes dhe pjesemarrjes se komunitetit ne vendimmarrje neprmjet procesit te planifikimit ne Bashkite e Korçes, Pogradec, Berat dhe komunat Liqenas, Vithkuq, Petrele, bazuar ne vlerat kulturore dhe turistike

Mbeshtetja e iniciativave inovative, zhvillimi i zinxhirit te vlerave dhe krijimi I partneriteteve publiko-private ne Rajonin e Korces.

Aktualisht, DMO po bashkepunon me te gjithe aktoret, njesite vendore, sektorin privat, grupet e komunitetit dhe organizata te ndryshme, per identifikimin, zhvillimin/permiresimin dhe marketimin e vlerave kulturore ne rajonin e Korces

Shoqata e Prodhuesve të Frutave Blagoj A. Kotlarovski

Bashkimi i Shoqatave “Unioni I Prodhuesve” – u formua më 1 dhjetor 2004 nga Agro Prespa, ZG Prespa Fruit, GGP “Eko Product”, GRPJ, ZG “Delishec”, si dhe klasa bujqësore në shkollën fillore “Car Samoil” Resnjë .

Shoqata u rizgjodh më 7 prill, 2011.

Objektivi i përgjithshëm:

Mënyra tradicionale e prodhimit duhet të zëvendësohet me futjen e parimeve të prodhimit integral.

Objektivat specifike:

– Krijimi i kushteve për ngritjen graduale të Qendrës për Përmirësimin e Frutave.

-Zgjedhja e mjedisit optimal, zhvillimi ekonomik dhe social i Komunës për hir të banorëve.

AKTIVITETET:

Instaluan 7 stacione automatike agrometeorologjike në Resen (Grnchari) dhe Krani në 2005,

 në Ezerani dhe Jankovec në vitin 2007,

në Lovci në 2009,

në Gorno Dupeni në 2012 dhe në Podmochani në 2015.

Qendra për Parashikimin dhe Sinjalizimin

1. Funksionet

– Funksioni ekonomik

– Mbrojtja  e mjedisit

2. Njoftimi i mesazhit SMS

– Përmes portaleve lokale të internetit

– Grupi Facebook

Fondacionit  “Agrinas-ER”

Fondacioni Agrinas-ER është një organizatë jofitimprurëse Shqiptare e me qender ne Ersekë.

Agrinas-ER eshte person Juridik ; Rregjistruar me vendim Gjykate nr 259 dat 17.07. 2007 Tirane.

Misioni:

“Pjesëmarrja dhe ndihmë në procesin e transformimit te  jetës së njerëzve në zonat rurale, përmes bashkëpunimit praktik në sektorë të ndryshëm të shoqërisë përmes harmonizimit të  marrëdhënieve ndërmjet njeriut dhe natyres.”

Qellimi:

Qellimi i Fondacionit eshte permiresimi i kushteve të jetës dhe ndikimit të rritjes së të ardhurave në aspekte të ndryshme të shoqërisë. Nepermjet :

-Asistencë  dhe mbështetje të komuniteti  për zhvillimin e qëndrueshëm, nëpërmjet zbatimit të masave që ndihmojnë atë në ritjen e të ardhuave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës;  mbrojtjen dhe përmiresimin e burimeve natyrore e mjedisit.

-Zbutjen e varfërisë në zonat rurale; forcimin e barazisë gjinore; zhvillimin e turizmit ekoturizmit dhe agroturizmit.

-Realizimin e projekteve në fushën e bujqësisë, arsimit, shëndetit, infrastrukturës rurale në dobi të popullsisë që banon në zonat rurale.

-Zbatimin e projekteve të ndihmës humanitare në rastet e emergjencës në Shqipëri apo në shtetet përreth.

-Asistencë dhe bashkepunim me strukturat e pushtetit  lokal e qendror në drejtim të forcimit, aktivizimit dhe qëndrueshmërisë së tyre.

Agrinas Erseke ka realizuar projekte në:

1. Bujqësi -Zhvillimi i pemëve frutore –Përmirësimin e infrastrukturës së Bujqësisë-Organizimin e grupeve te fermereve dhe bashkepunim me  departamentin e bujqësisë .-Përmirësimin e fares se patates

2. Në menaxhimin e burimeve natyrore Përmirësimin e pyjeve  (ripyllëzimin)  . Mbrojtjen  dhe permireimin e mjedisitEdukimin e te rinjve per mbrojtjen e mjedisit  

3. Mbështetja e zhvillimit  rural Duke mbështetur ngritjen dhe trainimin e ” Forumit te zhvillimit Erseke”, duke mbështetur zhvillimin e agroturizmit dhe sportive të gjelbër, zhvillimin e komunitetit, mbështetjen e shoqatave bujqësore, etj

4.Arsim-Rekonstruksionin e  shkollave  dhe kopshteve-Trainimin e mesuesve dhe nxenesve-Furnizimi i  shkollave me laporatore e  pajisje.

Agrinas-ER ka një reputacion të fortë në komunitet, marrëdhënie të forta me qeverisjen lokale dhe kombëtare.